Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, nuk ia del në përballje me Mornarin në Tivar, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.
Ndeshje u karakterizua me një rivalitet deri në fund, por tuzjanët të pafat që të kthehen me pikë.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Sinisha Stevanoviq (33’) e Aleksandër Vujaçiç (49’).
Tuzjanët me gjithë orvatjet deri në fund nuk arritën më shumë përveç që të ngushtojnë humbjen, me golin që e realizoi Erjon Vucaj në minutën e 69-të.
Një javë pa ra perdja e kampionatit malazez, Deçiqi ka siguruar vendin e tretë me 56 pikë e Mornari renditet në të pestin me 47 pikë.