Sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Dy skuadra të njohura përballen mes vete drejt synimit për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Liria e cila përfundoi sezonin në pozitën e dytë të Grupit A, do të përballet me Vushtrrinë, e cila gjithashtu u pozicionua në vendin e dytë të Grupit B.
Sulmuesi që vjen nga qyteti i Vushtrrisë, Milot Rashica, i ka uruar fat ish skuadrës së tij.
Rashica shkruan: “Paçi fat, Vushtrria”.