Sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Liria e cila përfundoi sezonin në pozitën e dytë të Grupit A, do të përballet me Vushtrrinë, e cila gjithashtu u pozicionua në vendin e dytë të Grupit B.
Ndeshja tejet interesante do të zhvillohet në “18 qershori” të Klinës, me fillim nga ora 15:00.
Kompania e basteve bet365 e sheh favorite Lirinë në këtë takim duke e koutuar fitoren e saj me 2.45, ndërsa Vushtrria ka kuotën 3.00. Të njëjtën kout ka edhe barazimi 3.00.