Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën e tij për medie, në prag të ndeshjes kundër Sampdorias, ka folur edhe për të ardhmen e sllovenit Handanoviç dhe rinovimin e mundshëm të kroatit Perishiçit.
“Handanoviç është një vlerë e shtuar për ne. Shpresoj që edhe Perishiç të qëndrojë. Është dëshira ime”, tha Inzaghi.
“Javën tjetër do të takohem me klubin dhe do të bisedojmë për të ardhmen e tyre.
Deri tani kam menduar vetëm për fushën. Me klubin kam marrëdhënie të mrekullueshme dhe sa po të përfundoi kampionati do të bëjë një bilanc për gjithçka”, theksoi tekniku italian.
Inzaghi me Interin tashmë ka fituar trofeun e Kupës së Italisë, derisa me Milanin po ‘lufton’ për titull të kampionit.