Phil Foden është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Premier League.
Mesfushori performoi mjaft mirë në këtë sezon me Manchester Cityn, duke qenë i paprekshëm nga formacioni startues për “Qytetarët”.
Paraprakisht, çmimin e lojtarit më të mirë në ligë e fitoi bashkëlojtari i tij Kevin De Bruyne.
Skuadra e Pep Guardiolas është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e shtatë të kampionit në Angli.
Në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villes i duhet një fitore për t’u dekoruar si më e mira e këtij sezoni në elitën e futbollit angleze.
Foden shënoi nëntë gola dhe pesë asistime në këtë sezon në Premier Ligë.