Sot do të zhvillohet ndeshja vendimtare ndërmjet dy skuadrave të Ligës së Parë, Lirisë dhe Vushtrrisë.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë ndeshjen e barazhit ndaj skuadrës e cila do të përfundojë në vendin e tetë në tabelën e Superligës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë duke filluar nga ora 15:00.
Këto dy skuadra në edicionin e rregullt garues të Ligës së Parë kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet A dhe B.
Tifozët e të dy skuadrave kanë paralajmëruar se do të jenë në masë të madhe të pranishëm në tribunat e stadiumit për t’i mbështetur skuadrat e tyre andaj edhe pritet një atmosferë fantastike në tribuna.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtar do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liria (4-5-1): Haywes; Berisha, Gashi, Kuka, Vitija; Beseni, Sheqerolli, Susuri, Aliu, Fetahaj; Berisha.
Vushtrria (4-4-2): Tahiri; Pasoma, Shala, Caka, Zabërgja, Maxhuni, Osmani, Halimim Vecaj, Avdyli, Rexhaj