Napoli raportohet se ka refuzuar ofertën e Arsenalit për transferimin e Victor Osimhenit.
“Calciomercato” ka raportuar këtë të shtunë se klubi nga Serie A ka refuzuar ofertën prej 90 milionë eurove të klubit londinez.
Sipas mediumit italian, ka qenë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiss, që i ka thënë “JO” kësaj oferte.
Në raport tutje thuhet se Napoli kërkon së paku 110 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse “Topçinjtë” do të rrisin ofertën e tyre për sulmuesin nga Nigeria.
Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.