Kylian Mbappe pritet që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.
Ginaluca Di Marzio raportoi sot se sulmuesi francez do të qëndrojë në “Parc des Princes”, duke refuzuar kështu Real Madridin.
Gazetari italian gjithashtu tha se kampioni i Francës ka organizuar një “party” për të festuar rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit.
Sipas Di Marzios, kjo festë është e paraparë që të bëhet pas ndeshjes Paris Saint-Germain – Metz, e cila zhvillohet sonte.
Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për parisienët për këtë sezon në Ligue 1.
Mbappe gjithashtu pritet që sonte të njoftojë zyrtarisht për vendimin e tij lidhur me të ardhmen.