Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar interesimin e tyre për Robert Lewandowskin.
E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë e paqartë.
Lojtari ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin e ardhshëm, por rinovimi pritet të ndodhë.
Ai do të largohet nga ‘Allianz Arena’, e që sipas lajmeve të fundit polaku është afër transferimit drejt gjigantit katalanas Barcelona.
E interesimin e Barçës drejt yllit të Polonisë e ka konfirmuar vet trajneri i tyre Xavi Hernandez.
“Është një mundësi që ai mund të vijë, po”, tha Xavi në një konferencë për shtyp sot.
“Ai e ka thënë edhe publikisht. Ka negociata, por nuk do të jetë e lehtë, ai ka një kontratë njëvjeçare me Bayernin”, ishin fjalët e trajnerit.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes dy palëve për transferimin e Lewandowskit drejt ‘Camp Nou’.