Skuadra e futbollit Vjosa e Shtimes është anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës.
Shtimjanët shënuan fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Bashkimit, në ndeshjen e Ligës së Dytë të Kosovës.
“Përfundon takimi me fitore dhe jemi në ligën e parë.
Urime Shtime, Urime Titanë, Urime të gjithë simpatizuesve që ishin pjesë e pandashme e jona.
KF Vjosa – KF Bashkimi 3:0.
Golashënues: Ardit Gashi, Përparim Livoreka, Altin Vojvoda. Shihemi në festën e kampionit në xhiron e fundit.
Shtimja do të jetë e kaltër nga titanët!”, shkruan në faqen e FC Vjosa.