Seria A luan javën e fundit të saj për këtë sezon, me tre skuadra që zbresin në fushë ditën e sotme.
Në Bergamo do të ketë një duel shqiptarësh, me Atalanta-Empoli, ku vendasve i duhet një fitore për të siguruar një vend në Europë.
Gjimshiti dhe Asllani do të përballen me njëri-tjetrin në këtë sfidë.
Lacio pret në Romë Veronën, në një sfidë që nuk ka shumë vlerë. Gjithsesi, në portën e vendasve do jetë gardiani kuqezi, Thomas Strakosha, i cili mund të luajë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën laciale.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është Fiorentina-Juventus, me bardhezinjtë që i kanë arritur objektivat, ndërsa skuadra e drejtuar nga Vinçenzo Italiano do të kërkojë tre pikët për të siguruar pjesëmarrjen në Europë.