Tirana do të përballet me Apoloninë në finalen e madhe të Kategorisë Superiore U-19.
Pas një kampionati të gjatë të zhvilluar në dy grupe u luajtën edhe ndeshjet e fazës play-off që nisën fundjavën e kaluar, teksa dje dhe sot u zhvilluan dy ndeshjet gjysmëfinale.
Apolonia siguroi një biletë për në finalen e këtij edicioni pasi mundi Football Republic me penallti. Takimi i zhvilluar pasditen e djeshme në Pezë e mbylli kohën e rregullt me shifrat 1-1, me skuadrat që iu drejtuan më tej penalltive, nga ku fierakët u treguan më të saktë.
Sakaq, gjysmëfinalja tjetër kishte rezervuar derbin Partizani – Tirana, një sfidë që sjell gjithmonë emocione, pavarësisht moshës.
Skuadrat zhvilluan një ndeshje të fortë ditën e sotme, ku për 90 minuta, portat qëndruan të paprekura. Ekipi i Partizanit humbi rastin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 85-të, me Hodon, i cili nuk arriti të realizojë daktë një penallti, teksa në minutat shtesë të kohës së rregullt, bardheblutë gjejnë golin e finales me Hasanas.
Kështu, finalja e këtij sezoni futbollistik për Kategorinë Superiore U-19 do të diskutohet mes Apolonisë dhe Tiranës.
Gjysmëfinalet e Kategorisë Superiore U-19
Apolonia-Football Republic 1-1 (5-4 Penallti)
KF Partizani 0-1 KF Tirana
Finalja e Kategorisë Superiore U-19
Apolonia – KF Tirana