Ralf Rangnick nuk e konsideron Cristiano Ronaldon përgjegjës për dështimet e Manchester United.
Manchester United kanë kaluar në një periudhë aspak të mirë këtë sezon.
Ata kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, kështu duke rrezikuar dhe vendin për në Evropa Ligë.
E dështimi i ‘Djajve të Kuq’ nuk duhet t`i adresohet yllit portugez, Cristiano Ronaldo tha trajneri i përkohshëm i tyre.
“Cristiano shënoi disa gola dhe nuk po e fajësoj fare, ai bëri shkëlqyeshëm në ato ndeshje, por ai nuk mund të bënte më shumë”, ishin fjalët e Rangnick.
Sipas trajnerit ata mund të bënin më mirë gjatë këtij sezoni.
“Unë jam ai që jam më i zhgënjyer për këtë dhe i frustruar për këtë. Në një fazë ne thjesht duhej të gjenim kompromise – duke sulmuar pak më thellë”, vazhdoi gjermani.
United tashmë kanë emëruar trajnerin e tyre të ri, holandezin Erik ten Gag, ndërsa Ralf Rangnick do të marrë drejtimin e Austrisë.