Leard Sadriu do të largohet nga Skënderbeu.
Qendërmbrojtësi e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale, teksa shkruan:
“Ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit Korça”.
Sadriut i përfundon huazimi te korçarët dhe duhet të rikthehet te Shkëndija e Tetovës, me të cilën është nën kontratë.