Finalja e Kupës së Greqisë është përfshirë nga kaosi. Skena të pazakonta janë regjistruar mbrëmjen e djeshme, kur në fushën e lojës ishin përballë njëri-tjetrit Panathinajkosi dhe PAOK-u.
Kanalapiedra kaloi në avantazh Panathinajkosin në minutën e 33-të pas një 11 metërshi, por që më pas pasohet nga një vendim tërësisht i gabuar prej tij.
Lojtari shkon të festojë përpara tifozerisë së PAOK-ut, që nuk u kursye aspak.
Tifozët e kanë goditur me sendet që kishin në dorë, ndërsa njëri prej tyre goditi me gur në drejtim të tij.
Arbitri ka ndërprerë menjëherë ndeshjen dhe i drejtoi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes.
Pas një pritjeje prej 30 minutash, loja nisi sërish.