Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit, sot kërkon mrekullinë, të ngjitet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Interesim i madh për ndeshjen e play-off-it, mes Voska Sport dhe Tikveshit nga Kavadari, e cila luhet sot në orën 17.00 në stadiumin në Strumicë,
Tikveshi synon të mbetet në elitë, ndërsa Voska Sport të bëjnë historinë e tyre.
“Si klub kemi siguruar 1000 bileta, ashtu që gjithë ju që do të vini sot për të na përkrahur, do mund të na kontaktoni për të marrë biletën e juaj.
Bashkë jemi më të fortë, ndaj ju presim në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë që së bashku të shkruajmë historinë”, njofton mes të tjera FC Voska Sport.