Napoli ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e javës së fundit në Serie A, duke e deklasuar me rezultat 3:0 Spezia-n.
Mysafirët e kryen punën për 36 minuta, duke shënuar përmes Politanos (4'), Zielinskit (25') e Demme (36').
Në minutën e 41-të, futbollisti shqiptar Rei Manaj shënon për Spezia-n, por goli i tij anulohet për pozitë jashtë loje pas shikimit të VAR-it.
Manaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45+10.
Napoli përfundon në vend të tretë me 79 pikë e Spezia në të 16-tin me 36 sosh.