Totenhemi arriti një fitore të thellë përballë Noruiç, ku arriti të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Në këtë sfidë, historinë e shkroi sulmuesi korean, Hiong Min-Son, i cili shënoi dy golat e fundit për ta çuar rezultatin në 0-5.
Me këtë dy-golësh, koreani shkoi në kuotën e 23 golave, i cili së bashku me Mohamed Salah, fitoi çmimin “Këpuca e Artë” e Premier Ligës.
Kështu ai bëhet lojtari i parë me prejardhje nga Azia, i cili e fiton këtë çmim në Premier Ligën angleze.