EP-Com kurorëzohet me titullin e kampionit!
Skuadra EP-Com nga Hajvalia është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Parë të femrave.
Në ndeshjen e fundit të edicionit kjo skuadër ka shënuar fitore bindëse ndaj Lirisë së Prizrenit me rezultat 5:0
Në fund trofeun e kampionit kapitenes së ekipit ia ndau Vjollca Krasniqi, kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtare e KE të FFK-së.