Fund dramatik i kampionatit për Granadan e Myrto Uzunit, që sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në La liga.
Skuadra andaluziane në ndeshjen përmbyllëse të sezonit, barazoi 0-0 me Espanyolin, por një pikë nuk I mjaftoi për mbijetesën, pasi si Mallorca ashtu edhe Cadizi fituan në sfidat respektive.
Granada i bashkohet Alavesit dhe Levantes, që gjithashtu bien në Segunda Division. Do t’i peshojë gjatë në ndërgjegje ajo penallti e humbur nga Molina në minutën e 72-të. I njëjti futbollist ishte i pafat edhe në shtesë, teksa goditja e tij qethi shtyllën.
Qëndron në La Liga Mallorca, e cila fitoi 0-2 në fushën e Osasunas. U aktivizua titullar Vedat Muriqi, por golat u shënuan nga Angel, i asistuar nga sulmuesi dardan, dhe Grenier.
Qëndron në elitën e futbollit spanjoll edhe Cadizi, falë suksesit 0-1 në fushën e Alavesit, ku golin e vetëm të takimit e shënoi Lozano.