Pol Pogba e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen, pasi ta mbyllë me Mançester Junajtidin më 30 qershor. Destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë Italia dhe Juventusi.
Bardhezinjtë janë optimistë se mesfushori francez do të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Alegri, teksa “Gazetta dello Sport” ka raportuar se palët kanë arritur një marrëveshje paraprake.
Për Pogbanë flitet për një kontratë 3-vjeçare.
Ndërkaq, në Torino po përgatisin fanellën që do të mbajë mesfushori. Sipas “Calciomercato.com”, Pogba e ka vendosur dhe cilën fanellë do të veshë te bardhezinjtë.
Ai dëshiron të mbajë fanellën me numrin 6, duke e lënë të lirë numrin 10 që deri në këtë sezon mbahej nga Paulo Dibala.