Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Ligës së Konferencës në stadiumin “AIR Albania”, ku do të sfidohen Roma dhe Fejnordi.
Në ceremoninë e prezantimit të trofeut të parë të këtij kompeticioni europian ishte ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili ka treguar emocionet e këtij eventi:
“Mirë se keni ardhur në Tiranë.
Për herë të parë në edicionin e parë kemi kënaqësinë për t’iu prezantuar trofeun e Ligës së Konferencës, me këmbë të mbarë në Shqipëri dhe në Tiranë.
Uroj që të kënaqeni këto dy ditë, të festojmë dhe t’i mirëpresim të huajit dhe të fitojë më i miri.”, përfundoi Cana.