Zurichu u shpall kampion i ri i Superligës së Zvicrës.
Tifoz i madh i skuadrës për të cilën luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë, si Fidan Aliti, Blerim Xhemaili e të tjerë, është edhe Përparim Avdili, me origjinë nga Llojani i komunës së Likovës.
Ai ka postuar një fotografi me fanellën e kampionëve të rinj të Zvicrës, duke mbështetur skuadrën nga tribuna.
“Po, jam tifoz i Zurichut, këtu jam rritë”, deklaroi për Open-TV, Avdili.
Përparim Avdili së fundmi është zgjedhur kryetar i FDP/PLR në Zurich.