Trajneri luan një rol të rëndësishëm në ekip. Mirëpo, ai përvec se një trajner i suksesshëm është edhe pedagog dhe po udhëheq me sukses dy gjenerata (2005 dhe 2006) te KF Kumanova Milano 2010.
Erkan Jusuf është krenar me “djemtë” e tij të cilët u shpallën kampion të Ligës së dytë për pionier dhe pionier të rinj për sezonin 2021/22.
Erkani asnjëherë nuk u ndal në stërvitje dhe drejtoi ekipet e tij me përkushtimin më të madh, duke vazhduan rrugën me krenari në realizimin e aspiratave të tyre dhe që ia dolën me sukses.
Para ca ditësh, gjeneratave 2005 dhe 2006 iu dorëzuan trofet e kampioneve dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajnë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.