Roma organizon tre fluturime për familjarët dhe të afërmit e futbollistëve!
Pasi ka përfunduar seancën stërvitore 60-minutëshe në Trigoria, klubi i Romës ka marrë avionin për të mbërritur në Tiranë, aty ku nesër në mbrëmje do të kërkojë të shkruajë e para emrin në librin e artë të fituesve të Conference League, kompeticionit më të ri të UEFA-s.
Të besuarit e Jose Mourinhos nuk do të jenë vetëm në Tiranë, pasi krahas shumë tifozëve, do të shoqërohen edhe nga të familjarë, të afërm e zyrtarë të klubit, teksa burime pranë verdhekuqve zbulojnë se janë organizuar tre fluturime çarter nga kryeqyteti italian në atë shqiptar.
Të gjithë futbollistëve u janë vënë në dispozicion nga 4 bileta për t’i shpërndarë për të afërm e miq, ndërsa Friedkin ka ftuar edhe të gjithë punonjësit e klubit, teksa tre çarterat pritet të ulen në Tiranë paraditen e nesërme.