Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se është kënaqësi të jesh në ngjarje të mëdha, siç është finalja e Europa League.
“Kënaqësi të jesh pjesë e eventeve të tilla të rëndësisë së veçantë, siç është organizimi i finales së Conference League në Tiranë.
E përgëzoj z. Duka dhe FSHF-në për organizimin perfekt.
Krenari dhe privilegj për futbollin kombëtar, e sidomos për shqiptarin e parë në qeverinë e futbollit evropian (UEFA), z. Armand Duka.
Faleminderit!”, ka shkruar Ademi n profilin e tij në facebook.