Kanë kaluar dy dekada që nga fitimi i Kupës së Kosovës nga Drita, sezona e fundit ku Intelektualët kishin ngritur në qiell trofeun e dytë më të vlefshëm në futbollin kosovar, ishte sezona 2000/2001.
Pas 21 viteve, bardhekaltërit do të tentojnë të rikthejnë Kupën në qytetin e Gjilanit, ku të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 do të kenë kundërshtar Llapin.
Llapjanët janë fituesit e fundit të Kupës së Kosovës duke mposhtur Dukagjinin me anë të penalltive sezonën e kaluar në Fadil Vokrri.
Pas penalltive dhe Drita kishte triumfuar në vitin e largët 2001, duke i mposhtur rivalët e qytetit, Gjilanin, pas një drame në ekzektuimin e penalltive.