Barcelona pritet të marrë disa lojtarë nga radhët e Chelsea.
Pas mbylljes së marrëveshjes me Andreas Christensen, Barcelona dëshiron edhe dy mbrojtës të ‘Bluve’.
Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Barcelona është shumë afër marrëveshjes personale me Marcos Alonso dhe Chelsea do të kërkojnë një shumë simbolike për kartonin e spanjollit.
Alonso është opsioni primar i Barcelonës për krahun e majtë të mbrojtjes.
Megjithatë, punët qëndrojnë pak më ndryshe kur bëhet fjalë për Cezar Azpilicueta. Chelsea thuhet se po rezistojnë me të gjitha forcat për kapitenin e tyre.
Azpilicueta thuhej se mund t’i bashkohej Barcës si lojtar i lirë, por Chelsea shfrytëzoi opsionin për t’i vazhduar qëndrimin, ndonëse thuhet se lojtari preferon Barcën.
Barca do të ketë përpara gjithë verën për të negociuar me ‘Blutë’ e Londrës.