Një rikthim i rëndësishëm në Bundesligë ka ndodhur, pasi ish-trajneri i Bayern Munich tashmë është zyrtarisht timonieri i Wolfsburg.
Bëhet fjalë për Niko Kovaç, i cili zyrtarisht është trajneri i ri i Wolfsburg, teksa do të marrë menjëherë edhe frenat e “ujqërve”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.
Në të thuhej se Kovaç ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Wolfsburg deri në vitin 2025.
50-vjeçari është rikthyer kështu në gjermani pas 2 vitesh që kaloi në Francë nën drejtimin e Monacos. Më parë në gjermani, trajneri kroat përveç Bayern Munich ka trajnuar edhe Eintrach Frankfurt, ndërsa ka qenë edhe trajneri i kombëtares kroate të futbollit.