Sezoni 2021-22 ka përfunduar tashmë dhe CIES, Observatori i futbollit, ka zbuluar si zakonisht 11-shen më të mirë për çdo kampionat.
Kështu, edhe Seria A ka parë rreshtimin e formacionit të konsideruar si më të mirin, duke u bazuar në kryqëzimin e të dhënave mes rezultatit të skuadrave, pozicionit në fushë të lojtarëve dhe paraqitjes teknike sipas të dhënave të InStat.
Për sa i takon kampionatit italian, siç mund të imagjinohej, ka një prani të madhe të lojtarëve të Milan-i, skuadra fituese e kampionatit, por nuk mungojnë as surprizat.
Skuadra e vitit
Portier: Maignan (Milan)
Mbrojtës: Cuadrado (Juventus), Rrahmani (Napoli), Tomori (Milan), Theo Hernandez (Milan)
Mesfushorë: Barella (Inter), Brozovic (Inter), Perisic (Inter)
Sulmues: Nicolas Gonzalez (Fiorentina), Vlahovic (Juventus), Leao (Milan).
Siç mund të vihet re janë katër lojtarët e Milan-it kampion të Italisë, ndërsa janë tre ata të Inter-it, që dominon repartin e mesfushës.
Cuadrado dhe Vlahovic përfaqësojnë Juventus-in, Rrahmani për Napoli-n. Surpriza është padyshim prania e Nico Gonzalez të Fiorentina-s dhe mungesa e golashënuesit më të mirë të kampionatit, Immobile.