Feyenoord, sapo ka mbërritur në Shqipëri për finalen e së mërkurës në Conference League, ndërsa para pak minutash sapo është nisur Roma.
Nëpërmjet faqes së tyre në Twitter, klubi i Romës ka shpërndarë pamjen ku niset nga aeroporti Fiumicino me destinacion Tiranën.
Italianët e drejtuar nga Jose Mourinho rikthehen të luajnë një finale europiane pas plot 31 vitesh teksa për herë të fundit ishin përballë Interit në Uefa Cup.
Një finale të cilën e humbën, megjithatë në stadiumin Air Albania, italianët do të kërkojnë të dalin me kokën lart dhe të rikthehen në kryeqytet me kupën e Conference League.