Tifozët e Feyenord ‘pushtojnë’ pedonalen e Tiranës!
Dhjetëra tifozë holandezë të Feynordit kanë mbërritur tashmë në Tiranë, teksa presin finalen e madhe që do të zhvillohet nesër në “Air Albiana”.
Ata kanë zgjedhur ta kalojnë këtë pasdite në pedonalen e Tiranës, ku janë ulur në bar-kafe dhe po konsumojnë birra
. Disa prej tyre mbërritën sot në kryeqytet, e disa të tjerë erdhën pak ditë më parë, duke e shfrytëzuar vizitën e tyre edhe për të eksploruar vende si Kruja apo Durrësi.
Roma dhe Feyenoord do të përballen nesër në orën 21:00 në “Air Albania”.