Aurelien Tchouameni ka vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas RMC Sport, mesfushori ka zgjedhur Real Madridin si destinacionin e tij të ardhshëm.
Sipas asaj që po raportohet, Tchouameni do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me “Los Blancos”.
Transferimi i tij pritet t’i kushtojë Real Madridit diku rreth 80 milionë euro, plus bonuset.
Tchouameni konsiderohet nga madrilenët si zëvendësuesi ideal i Casemiros.