Roma mbërrin sot në Tiranë për të zhvilluar përgatitjet e fundit për finalen e Ligës së Konferencës, e cila do të luhet nesër mbrëma në orën 21:00 në “Air Albania”.
Sigurisht që afërsia me Italinë bën që peshorja për shqiptarët të anojë më tepër nga Roma.
Shqiptarët i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë për Zhoze Murinjon. “Sky Sport” i ka dhënë jehonë pankartës së shpalosur për trajnerin portugez në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
“Mirësevjen në Romën e vogël mister Murinjo”, shkruhet në banerin me ngjyrat verdhekuqe, ku gjendet gjithashtu edhe imazhi i “special one” duke ngarë një motorr..