Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.05.2022 shqyrtoi ankesën e KF “Vitia“, me nr reference 1069/1 të datës 20.05.2022 e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor –shkalla e parë të datës 13.05.2022, lidhur me dënimin e futbollistit e KF “Vitia “, Vigan Ymeri me nr ID 002763M99 për shkak të sjelljeve josportive në ndeshjen Vitia-Vllaznia (P) ku nga bankina pështyn dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti pas përfundimit të ndeshjes vazhdon me fyrje , kërcenime dhe ofendon organet e FFK-së.
Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P) dhe mori këtë:
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 24.05.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e parë, është i drejtë dhe mbetet në fuqi.
ARSYETIM
Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Vitia“, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga shërbimit administrativ i Federatës së Futbollit të Kosovës, Komisioni i Garave, protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve – delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 119 pika A i Rregullores disiplinore, njofton Sitki Baftiu, kryetar.