Adidas ka zbuluar topin me të cilin do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve në Paris këtë edicion.
Real Madrid dhe Liverpool janë dy ekipet finaliste që do të kërkojnë lavdinë.
Ndërkohë, Adidas ka zbuluar edhe topin me të cilin do të luhet kjo finale.
Përveç dizajnit fantastik, ata kanë vendosur edhe një mesazh të fuqishëm.
Në top është shkruar fjala “paqe” në dy gjuhë, anglisht dhe rusisht.
Kjo vjen pasi Rusia e ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën tash e disa muaj.