Kur ka mbetur vetëm çështja e hedhjes së në nshkrimit, kanë dalë në pah detajet e transferimit të Aurelio Tchouamenit në Real Madrid.
Lojtari tanimë është pajtuar pothuajse me të gjitha kushtet që i janë ofruar nga kampionët spanjollë dhe është vetëm çështje zyrtarizimi ardhja e tij në “Santiago Bernabeu”.
Mësohet se lojtari do të ketë kontratë pesë vjeçare, ndërsa transferimi i tij nga Monaco do të kushtojë hiç më pak sesa 80 milionë euro.
Në garë për talentin francez ishte edhe Liverpooli, por që ishte dëshira e lojtarit ajo që e determinoi një lëvizje të tillë.