Kryetrajneri i femrave të Paris Saint-Germainit, Didier Olle-Nicolle, është suspenduar për "veprime të papërshtatshme" ndaj anëtarëve të organizatës, njoftoi klubi të martën.
Olle-Nicolle, në krye që nga korriku i kaluar, akuzohet për veprime "të papajtueshme me vlerat sportive dhe njerëzore të Paris Saint-Germainit".
Ai do të vendoset në pushim deri në përfundimin e një hetimi të brendshëm nga ekipi francez.
“Paris Saint-Germain u informua sot për veprimet dhe komentet e papërshtatshme ndaj të cilave dyshohet se ishin ekspozuar anëtarët e ekipit të tij të femrave”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Këto fakte dhe vërejtje, nëse konfirmohen, do të ishin të papajtueshme me vlerat sportive dhe njerëzore të Paris Saint-Germainit.
“Paris Saint-Germain e merr shumë seriozisht situatën dhe synon të hedhë dritë të plotë mbi faktet dhe komentet e raportuara. Në këtë kontekst dhe për të ruajtur interesat e të gjitha palëve të përfshira, trajneri i ekipit të femrave është lënë sot në pushim. , me marrëveshje të ndërsjellë me Paris Saint-Germainin”, thuhet në komuniktën e klubit.