“Otrant Olympik” në Ligën e Dytë të Malit të Zi!!
Nga vjeshta e ardhshme futbollistët e “Otrant Olympikut” do të garojnë në Ligën e Dytë të Malit të Zi.
Ky fakt është bërë i qartë pasi që të hënën u ndërpre ndeshja në Rozhajë në momentin kur skuadra vendase “Ibar” po humbiste nga futbollistët e skuadrës “Nikshiq”.
Të premten me 27 maj Ulqinakët luajnë në Nikshiq, ndërsa dy nga tre skuadra nga barazhi do të hyjnë në Ligën e Dytë.