Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet sonte në “Air Albania Stadium”.
Në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa edhe tani po vazhdon hyrja e tifozëve në stadium.
Mirëpo, jo të gjithë do të mund ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Një tifoz holandez ka tentuar për të çarë kordonin e policisë, por kjo tentativë e tij ka shkuar huq.
Ai menjëherë është vënë në pranga nga policia shqiptare.