Zaniolo si Del Piero!
Nikolo Zaniolo ka shkruar emrin në historinë e futbollit italian me golin në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit.
Statistikat nga “OptaPaolo” kanë zbuluar se mesfushori është lojtari më i ri italian që shënon në një finale europiane pas golit që Aleks Del Piero shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 1997 kundër Borusias së Dortmundit.
Zaniolo është 127 ditë më i madh në moshë seç ishte Del Piero në finalen e Championsit, i cili ishte 22-vjeç e 200 ditë në momentin kur shënoi golin e finales për Juventusin.