Roma triumfoi sonte në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.
Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0.
Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Humbjen nuk e kanë pritur mirë tifozët e Feyenoordit, të cilët ndodhen në qytetin e Rotterdamit.
Mediat holandeze raportojnë se në atë qytet tashmë ka eskaluar situata.
Mes tjerash, në Rotterdam raportohet se ka edhe një përplasje mes tifozëve dhe policisë.