Pelegrini nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë!
Lorenco Pelegrini nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë, pasi është vendi ku ia ka dalë me skuadrën ku disa nga kapitenët më të mëdhenj romakë si Agostino Di Bartolomei , Françesco Toti dhe Daniele De Rosi kanë dështuar.
Mesfushori është në fakt kapiteni i parë i lindur në qytetin e Romës që ngre një kupë europiane me fanellën verdhekuqe.
Përpara tij nderi e kishte Xhakomo Losi, një italian nga provinca e Kremonës, i cili ngriti Kupën e Panaireve në vitet 1960-61 dhe Sergio Santarini, i lindur në Rimini, i cili ngriti Kupën Anglo-Italiane në 1972.