I pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ta ndjekur finalen mes Romës dhe Feyenoordit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij.
Në shkallët e stadiumit, Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Basha-Rama, duartrokitën romakët për fitoren e një finaleje evropiane pas 32 vjetësh.
Kujtojmë se Tirana sonte ishte nikoqire e finales së parë të garës Uefa Europa Conference League që u luajt mes Romës dhe Feyenoordit që u mbyll me rezultat 1-0 për italianët.
Burimi i fotografive: Gazeta Panorama

