Legjenda angleze: Nëse Liverpooli nuk e fiton Champions Leaguen, Klopp nuk është trajneri i vitit

Futboll

Legjenda angleze: Nëse Liverpooli nuk e fiton Champions Leaguen, Klopp nuk është trajneri i vitit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 06:33
Paul Merson

Paul Merson ka thënë se nëse Jurgen Klopp nuk i “tregon dhëmbët” në finalen e Champions League ndaj Real Madridit.

Sipas legjendës angleze, ky sukses duhet të jetë barometër i vlerësimit të performancës së gjermanit.

54-vjeçari po ashtu tha se sukseset e “Të Kuqve” në të dy kupat vendase u arritën me vështirësi, duke mos arritur t’i fitojnë ndeshjet në kohën e rregullt.

Nëse ai nuk e fiton ligën, ai nuk është trajneri i vitit për mua. Mos harroni se Liverpool u fut në një grup të Ligës së Kampionëve ku mund të kalonin. Ata fituan të dy kupat vendase me penallti. Ata nuk i fituan ndeshjet”, tha ndër të tjera Merson.

Mbetet të shihet nëse Klopp do të arrijë të shtunën ta bind anglezin për epitetin e më të mirit të vitit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat