Arsenali po ëndërron rikthimin e Serge Gnabry

Futboll

Arsenali po ëndërron rikthimin e Serge Gnabry

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:22
Arsenali po ëndërron rikthimin e Serge Gnabry

Serge Gnabry duket se sërish do të vesh fanellën e klubit anglez, Arsenal.

Mediet britanike shkruajnë se ‘Topçinjtë’ dëshirojnë rikthimin e Gnabry.

Lojtari është pjesë e kampionëve të Gjermanisë, por Gnabry dhe ‘bavarezët’ mund të ndahen gjatë kësaj verë.

Menaxheri i londinezëve, Mikel Arteta synon që në skuadër ta ketë Gnabryn për sezonin e ardhshëm.

“Arsenali po ëndërron rikthimin e Serge Gnabry”, shkruajnë mediet në ishull.

Drejtuesit e Arsenalit thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e rikthimit të Gnabryt në ‘Emiratës’.

Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, edhe pse Bayern Munich ende nuk është deklaruar nëse do ta shesë Gnabryn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat