KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit ka shkruar histori, duke u shpallur kampion i Ligës së Tretë-Perendim. Dje, ata ngritën trofeun e kampionit dhe festa ishte e madhe. Arsimi e mbylli sezonin me 20 fiore dhe dy barazime.
Trajneri Vildan Saliu ka deklaruar se meritat për këtë sukses të shkëlqyer u takojnë lojtarëve. Thotë se titulli është dedikim për të gjithë banorët e Çegranit dhe kontribuesit e klubit.
"Pritja ka qenë e gjatë, rrugëtimi shumë i vështirë, por besimi se një ditë klubin tonë të zemrës do ta shohim kampion ka qenë prioritet!
mbyllim këtë edicion sportiv si kampion të ligës së 3-të, grupi perendim me 20 fitore dhe 2 barazime", shkruan trajneri.