Manchester United raportohet se po insistojnë të transferojnë yllin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Holandezi sipas medieve angleze, është objektiv i klubit nga ‘Old Traffordi’.
‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh janë duke e monitoruar De Jong-un, të cilin do të provojnë që gjatë kësaj verë, ta sjellin në Manchester.
“Manchester United vazhdon të punojë për transferimin e Frenkie de Jong”, shkruajnë mediet britanike.
Reprezentuesi i Holandës, nuk është objektiv vetëm i Manchester Unitedit. Ai kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe klubin e madh italian, Juventus.
Barcelona për shkak të krizës ekonomike që ka prekur klubin katalonas, thuhet se është e gatshme të presë ofertat për mesfushorin holandez.