Michael Owen ka kaluar një sezon me Real Madridin, 2004-2005, ndërsa me Liverpool-in kaloi gjysmën e jetës së tij, gjatë karrierës sportive. Ai i njeh dy skuadrat dhe tani, në një intervistë për ‘Daily Mail’ analizon finalen e Champions League, që do të luhet këtë të shtunë në Paris.
Për prognozën është i qartë. Owen konsideron se “Reds” janë favoritët për ta ngritur “kupën veshëgjatë”. Ai madje beson se skuadra angleze mund t’i ‘shkatërojë’ të besuarit e Ancelottit: “Unë mendoj se Liverpool-i është më i mirë se Real Madridi. Personalisht parashikoj fitoren e skuadrës së Klopp.
Unë parashikoj rezultatin 3-1 ose 3-0 në favor të Liverpool. Mendoj se të kuqtë mund t’i mundin në mënyrë të arsyeshme bindëse madrilenët, sepse janë një ekip i jashtëzakonshëm për momentin. Pra, janë shumë të fortë për Real Madridin”.
Megjithatë, pavarësisht se beson që djemtë e Klopp do të shpallen kampionë të Europës, ai njeh meritat e lojtarëve të Ancelottit, të cilët janë rikthyer në mënyrë epike nga raundet e eliminimit për të arritur në finale: “Real Madridi ka bërë jashtëzakonisht mirë për të arritur në finale.
Jam i sigurt se ata mendojnë që emri i tyre është në titull, pasi kanë kaluar në një mënyrë të jashtëzakonshme kundërshtarë si Chelsea, PSG, Manchester City. Sidoqoftë, unë mendoj se Liverpool-i ka shumë përvojë dhe është shumë i mirë”.
Për përvojën e tij në të dyja skuadrat si lojtar, ai ka thënë: “Të gjithë e dinë që gjysmën e jetës time e kam kaluar te Liverpool. Koha e kaluar te Real Madridi? Mos më keqkuptoni, kam pasur një vit të mrekullueshëm, kam takuar njerëz të mëdhenj dhe kam pasur një përvojë të mrekullueshme”.