Finalja e parë e turnout më të ri të UEFA-s, Conference League, u luajt në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe u fitua nga skuadra italiane e Romës duke mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën holandeze të Feyenoord.
Fansat e Romes në Kosovë, paten rastin që në lokalet, kafitarite eKosoves, si dhe në Gjakovë të shofin ndeshjen dhe njëherit të gëzohen me fitoren e ekipit të tyre të cilën e simpatizojnë edhe në ditët e sotit. Kjo simpati vjen pasi prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë qenë simpatizant të Romës - duke e falënderuar futbollistin e talentuar Naim Kryeziun I cili ishte shqiptari I pare që luajti (ne vitin 1939) për një ekipë të madhe europiane siq ishte AS Roma.
Edhepse trajneri i Romës Morinjo premtoi se do të luajnë këtë finale të madhe, talenti shqiptar i futbollit Marash Kumbulla ai mbeti pa luajtë, por gjithsesi fitues i kësaj Kupe të rëndesishme.
Pas Naim Kryeziut, legjendës së futbollit ,Kumbulla është lojtari I dytë shqiptarë që është bërë pjesë e ekipit të Romës.